Postuar ne 25.10.2018
  1. Diversifikimi automatik

Përfitimi i parë i fondeve investuese është diversifikimi i pabesueshëm që ata ofrojnë,  pra investimi në instrumente, monedha,  sektorë dhe shtete. Diversifikimi ndihmon në shmangien e humbjeve katastrofike dhe mbron portofolet gjatë trazirave ekonomike,  duke shpërndarë investimet totale në shumë lloje të ndryshme të fondeve,  në industri të ndryshme dhe në vende të ndryshme.  Për shembull,  për shkak të sasisë së vogël të fondeve,  që një individ është i gatshëm të investojë, individi shpesh nuk ka mundësi të ketë instrumente nga shumë vende, kështu që të gjitha fondet do të ekspozohen ndaj kompanive në vetëm një ose dy vende. Rreziku i paqëndrueshmërisë më të madhe politike ose krizës ekonomike në ndonjë prej këtyre dy shteteve,  do të kishte një efekt shumë më të madh në investimin tuaj,  sesa nëse fondet do të investoheshin në 10 ose 15 shtete.  Një thënie e vjetër thotë: “Mos i mbani të gjitha vezët në një shportë, sepse mund t’ju bie shporta dhe t’i thyeni të gjitha vezët “.

Me qëllim për të arritur një portofol të larmishëm në mënyrë optimale, është e nevojshme të investoni në një gamë të gjerë të letrave me vlerë,  të ndryshme nga sektorë të ndryshëm. Një portofol mjaft i larmishëm kërkon kërkime të gjera dhe kapital investimesh.

Duke investuar në një fond investimesh, ju në të vërtetë arrini një portofol shumë të larmishëm si njerëzit më të pasur në botë me një pagesë të vogël. Fondi i investimeve,  duke bashkuar fondet e të gjithë investitorëve në atë fond,  duke përdorur ekspertizën e menaxherit të portofolit dhe punonjësve të mbetur në kompaninë që menaxhon atë fond, arrin një portofol të larmishëm nga shtete dhe sektorë të ndryshëm, ndërkohë përfitimet i merr çdo investitor në fond.

  1. Shërbim i personalizuar

Përveç diversifikimit, përparësia më e madhe e fondeve investuese është se ekzistojnë lloje të ndryshme. Në varësi të tolerancës së rrezikut dhe dëshira për rendiment, ju mund të kombinoni fonde të ndryshme investimesh dhe të arrini optimumin tuaj karakteristik. Në lidhjen e mëposhtme,  duke iu përgjigjur disa pyetjeve,  ju do të merrni një propozim se si shpërndahen fondet tuaja nën menaxhimin tonë.

Klikoni dhe gjeni se çfarë lloj investitori jeni ju.

  1. Qasja në asetet me vlerë të lartë

Fondet investuese bashkojnë investimet e shumë investitorëve në mënyrë që ata të mund të investojnë në aksione, bono dhe letra me vlerë,  që mund të jenë jashtë standardit të pronës së një klienti nëse ai investon në to individualisht. Fondet investuese ju mundësojnë të shfrytëzoni nga rritja dhe pagesa e dividendës nga kompanitë e mëdha,  të tilla si Coca Cola dhe BMW, pa kërkuar një sasi të madhe kapitali për të blerë një aksion nga një kompani konkrete.

  1. Qasja dhe likuiditeti

Fondet e investimeve janë të likujdueshme, d.m.th. Fondet kanë detyrim ligjor brenda 7 ditëve nga paraqitja e kërkesës për shlyerje( kthimin e parave),  për t’ju paguar në vlerën nga dita kur është dorëzuar kërkesa e shlyerjes.

Përveç kësaj, investitorët kanë mundësi në çdo kohë të kontrollojnë gjendjen e aseteve të tyre në profilin e tyre personal.

 

 

  1. Menaxhimi profesional

Fondet e investimeve menaxhohen nga profesionistë,  i tërë arsimimi dhe karriera e të cilëve është përqendruar në krijimin e një fitimi për aksionarët.

  1. Përfitime (Rendimenti) pa shumë mund

Përfitimi më i madh i menaxhimit profesional të portofolit,  është arritja e përfitimeve pa përpjekjen tuaj shtesë. Pasi të keni investuar në një fond investimesh, ju mund me qetësi dhe me siguri t’i shihni rritjet e aseteve tuaja,  duke ditur që menaxherët e portofolit të fondeve,  po punojnë për t’i bërë investimet tuaja fitimprurëse. Përndryshe, kërkimi i investimit më të mirë,  do të merrte shumë nga koha dhe burimet tuaja të lira.