RELX
RELX është një kompani britanike me seli në Londër, e cila punon duke siguruar informacion dhe analiza për klientë profesionistë dhe të biznesit nga industri të ndryshme. Produktet dhe shërbimet e saja janë me përmbajtje intelektuale të shpërndarë përmes mediave të ndryshme, të tilla si interneti, revistat dhe librat.
Kompania operon përmes katër segmenteve: Shkencor, Teknik dhe Mjekësor, Analiza e Rrezikut dhe Biznesit dhe Segmenti Ligjor dhe i Ekspozitës. Dy segmentet e para ofrojnë informacione dhe analiza që ndihmojnë institucionet dhe profesionistët të përparojnë në shkencë dhe shëndetësi, dhe segmenti i tretë ofron zgjidhje dhe mjete vendimmarrëse që ndërthurin përmbajtjen publike, analitike dhe të rëndësishme të industrisë me teknologjinë. Seksioni ligjor ofron informacion dhe analiza të organizatave ligjore, të korporatave dhe qeveritare, ndërsa segmenti i ekspozitës operon përmes Reed Exhibitions, i cili është një biznes i ekspozitës, me ngjarje në më shumë se 30 vende.