UBS Group
Postuar ne 20.12.2020
Kompania zvicerane UBS është kompania më e madhe në botë për administrimin e pasurive dhe është produkt i disa bashkimeve ndër vite. Përveç menaxhimit të aseteve dhe pasurisë, kompania operon një bankë universale në Zvicër dhe një bankë globale investimesh. Pikërisht kjo është strategjia e Grupit UBS në Zvicër, menaxhimi i pasurisë dhe banka universale , e plotësuar nga biznesi global i menaxhimit të aseteve dhe banka e saja investuese.
UBS është një nga 30 bankat e rëndësishme sistematikisht që u nënshtrohen rregullave të rrepta të sigurisë (kërkesa rregullatorë “too-big-to-fail” ) për shkak të madhësisë dhe rëndësisë së tyre ekonomike. Me qendër në Cyrih, UBS ka zyra në mbi 50 vende dhe punëson afërsisht 67,000 njerëz.