VISA
Postuar ne 20.12.2020
Visa është një kompani globale e teknologjisë së pagesave që lidh konsumatorët, bizneset, bankat dhe qeveritë, duke u mundësuar atyre, që të përdorin monedhën dixhitale dhe të lënë pas parat dhe çeqet. Kompania lëshon licenca për bankat në të gjithë botën për të lëshuar kartelat e tyre.
Ajo operon në 200 vende dhe përpunon transaksione në mbi 160 valuta. Sistemet e tyre janë të afta të përpunojnë mbi 65,000 transaksione në sekondë. Fokusi i Visa-s në inovacion është katalizatori për rritjen e shpejtë të tregtisë në internet në çdo pajisje dhe forca lëvizëse e ëndrrës për një të ardhme pa para për të gjithë, kudo.