WVP Fund Management SHA Shkup , kompani e administrimit të fondeve të hapura për investime, është pjesë e grupit të këshillimit financiar WVP Group në Grac, Austri.
WVP si një grup është një pionier në fushën e shërbimeve financiare të avancuara, të përfaqësuara në territorin e gjithë Evropës Lindore. E themeluar në vitin 1985, në Graz, Austri, inovacionin e tyre e promovuan përtej kufijve të Austrisë, ku rritet si një brend i njohur me një besim të provuar. WVP Group është një lider në brokerim dhe shitjen e sigurimeve e produkteve financiare, në 15 vende të Evropës Qendrore dhe Juglindore me mbi 30 vjet përvojë.
Historia e Grupit WVP në Republikën e Maqedonisë fillon në vitin 2005, përmes Kompanisë së brokerimit të sigurimeve WVP SHA Shkup.
WVP SHA Shkup është lider në tregun e sigurimeve të jetës në Republikën e Maqedonisë. Kompania ka mbi 90 brokerë dhe në të njëjtën kohë në vitin 2017 ka pjesën më të madhe në politikat e përgjithshme të sigurimit të jetës në Republikën e Maqedonisë.
Suksesi i kësaj Kompanie ishte baza për fillimin e WVP Fund Management SHA Shkup në vitin 2014.
Siguria jonë për suksesin e WVP Fund Management SHA Shkup është e bazuar në agjentët profesional të Grupit WVP në Maqedoni dhe në vendet ku është i pranishëm grupi ynë, si dhe 30 vjet përvojë në menaxhimin e investimeve në tregjet botërore të bursës WVP Invest (Prej vitit 1996 deri ne 2017 ka realizuar fitim mesatar neto për investitorët prej 7%) .