PSE DUHET TË INVESTOJ NË FONDET INVESTUESE?

  1. Diversifikimi automatik

Përfitimi i parë i fondeve investuese është diversifikimi i pabesueshëm që ata ofrojnë,  pra investimi në instrumente, monedha,  sektorë dhe shtete. Diversifikimi ndihmon në shmangien e humbjeve katastrofike dhe mbron portofolet gjatë trazirave ekonomike,  duke shpërndarë investimet totale në shumë lloje të ndryshme të fondeve,  në industri të ndryshme dhe në vende të ndryshme.  Për shembull,  për shkak të sasisë së vogël të fondeve,  që një individ është i gatshëm të investojë, individi shpesh nuk ka mundësi të ketë instrumente nga shumë vende, kështu që të gjitha fondet do të ekspozohen ndaj kompanive në vetëm një ose dy vende. Rreziku i paqëndrueshmërisë më të madhe politike ose krizës ekonomike në ndonjë prej këtyre dy shteteve,  do të kishte një efekt shumë më të madh në investimin tuaj,  sesa nëse fondet do të investoheshin në 10 ose 15 shtete.  Një thënie e vjetër thotë: “Mos i mbani të gjitha vezët në një shportë, sepse mund t’ju bie shporta dhe t’i thyeni të gjitha vezët “.

Me qëllim për të arritur një portofol të larmishëm në mënyrë optimale, është e nevojshme të investoni në një gamë të gjerë të letrave me vlerë,  të ndryshme nga sektorë të ndryshëm. Një portofol mjaft i larmishëm kërkon kërkime të gjera dhe kapital investimesh.

Duke investuar në një fond investimesh, ju në të vërtetë arrini një portofol shumë të larmishëm si njerëzit më të pasur në botë me një pagesë të vogël. Fondi i investimeve,  duke bashkuar fondet e të gjithë investitorëve në atë fond,  duke përdorur ekspertizën e menaxherit të portofolit dhe punonjësve të mbetur në kompaninë që menaxhon atë fond, arrin një portofol të larmishëm nga shtete dhe sektorë të ndryshëm, ndërkohë përfitimet i merr çdo investitor në fond.

  1. Shërbim i personalizuar

Përveç diversifikimit, përparësia më e madhe e fondeve investuese është se ekzistojnë lloje të ndryshme. Në varësi të tolerancës së rrezikut dhe dëshira për rendiment, ju mund të kombinoni fonde të ndryshme investimesh dhe të arrini optimumin tuaj karakteristik. Në lidhjen e mëposhtme,  duke iu përgjigjur disa pyetjeve,  ju do të merrni një propozim se si shpërndahen fondet tuaja nën menaxhimin tonë.

Klikoni dhe gjeni se çfarë lloj investitori jeni ju.

  1. Qasja në asetet me vlerë të lartë

Fondet investuese bashkojnë investimet e shumë investitorëve në mënyrë që ata të mund të investojnë në aksione, bono dhe letra me vlerë,  që mund të jenë jashtë standardit të pronës së një klienti nëse ai investon në to individualisht. Fondet investuese ju mundësojnë të shfrytëzoni nga rritja dhe pagesa e dividendës nga kompanitë e mëdha,  të tilla si Coca Cola dhe BMW, pa kërkuar një sasi të madhe kapitali për të blerë një aksion nga një kompani konkrete.

  1. Qasja dhe likuiditeti

Fondet e investimeve janë të likujdueshme, d.m.th. Fondet kanë detyrim ligjor brenda 7 ditëve nga paraqitja e kërkesës për shlyerje( kthimin e parave),  për t’ju paguar në vlerën nga dita kur është dorëzuar kërkesa e shlyerjes.

Përveç kësaj, investitorët kanë mundësi në çdo kohë të kontrollojnë gjendjen e aseteve të tyre në profilin e tyre personal.

 

 

  1. Menaxhimi profesional

Fondet e investimeve menaxhohen nga profesionistë,  i tërë arsimimi dhe karriera e të cilëve është përqendruar në krijimin e një fitimi për aksionarët.

  1. Përfitime (Rendimenti) pa shumë mund

Përfitimi më i madh i menaxhimit profesional të portofolit,  është arritja e përfitimeve pa përpjekjen tuaj shtesë. Pasi të keni investuar në një fond investimesh, ju mund me qetësi dhe me siguri t’i shihni rritjet e aseteve tuaja,  duke ditur që menaxherët e portofolit të fondeve,  po punojnë për t’i bërë investimet tuaja fitimprurëse. Përndryshe, kërkimi i investimit më të mirë,  do të merrte shumë nga koha dhe burimet tuaja të lira.

6 KËSHILLA TË RËNDËSISHME, QË PAK VETA I DINË PËR INVESTIMET

Investimi i një pjese të të ardhurave,  duhet të jetë prioritet në jetën e çdo personi,  pa marrë parasysh në çfarë dekade të jetës është ai.

Pavarësisht nga mosha juaj, si çdo person dhe ju duhet të keni një plan të caktuar të investimeve,  me qëllim për të realizuar ëndrrat tuaja më të mëdha: të keni mundësi për të blerë shtëpinë tuaj, për të siguruar një arsim cilësor për fëmijën tuaj,  të keni mundësi të pensionoheni para kohe ose të keni mundësi për një pushim luksoz. Në këtë postim ju mund të mësoni 6 këshilla të rëndësishme,  që pak veta i dinë për investimet ….

  1. Filloni të investoni rregullisht

Pjesa kryesore e investimit është të kuptoni si një shprehi e rregullt. A keni dëgjuar ndonjëherë këshillën: “Fillimisht paguajeni veten”?

Kjo këshillë e njohur në botën e financave do të thotë,  që para se të filloni të paguani për shpenzime të tilla si: energjia elektrike, uji, ushqimi, rrobat, duhet të lini mënjanë një pjesë të caktuar të të ardhurave tuaja për të ardhmen, ëndrrat dhe sigurinë tuaj. Atë do ta  bënit më mirë, derisa përdorni disa nga paratë tuaja për një investim të duhur. Ju vendosni sa të investoni çdo muaj, por atë bëjeni paraprakisht.

  1. Mos shpenzoni më tepër sesa fitoni

Investimi ju mundëson të përfitoni nga paratë tuaja, ndërsa huamarrja vetëm rrit kostot e juaja. Gjithmonë shpenzoni më pak se sa fitoni, përndryshe e gjithë jeta juaj do të varet vetëm nga paga që fitoni.

  1. Plotësoheni jetën tuaj me kujtime të bukura dhe momente të paharrueshme.

Suksesi i fëmijës tuaj përmes arsimit cilësor në një nga kolegjet më të njohura në botë, rinovimi i shtëpisë suaj, blerja e një shtëpie, apartamenti, shkuarja në pushime luksoze ose mundësia për një aksesor gjysmëluksoz,  janë gjëra që e bëjnë jetën më të bukur dhe e mbushin atë me kujtime të bukura. Por të gjitha këto gjëra,  zakonisht kushtojnë shumë më tepër sesa mund të përballojë një person mesatar me një pagë mujore. Kjo është arsyeja pse ju duhet menjëherë të filloni të investoni. Ju i meritoni të gjitha këto gjëra të bukura! Mos lejoni që kënaqësitë e zakonshme dhe të përditshme,  t’ju ndalojnë të lini mënjanë disa nga paratë tuaja të investimit dhe t’ju ndalojnë të përjetoni gjërat më të bukura të cilat janë më të shtrenjta, që jeta ka për të ofruar. Në këtë kontekst,  do të përmendim fjalën e urtë: “Bëni sot atë që të gjithë mund të bëjnë, që të mundesh nesër ta bësh atë që pak mund të bëjnë”.

  1. Gjithmonë duhet të keni fonde të destinuara për “ditë të zeza”

Mos lejoni që të jeni plotësisht të varur nga puna që bëni. Një sërë rrethanash mund të çojnë në një situatë,  ku do të keni nevojë për më shumë para( fonde). Rregulli i përgjithshëm është,  që gjithmonë duhet të keni grumbulluar minimumi 3 paga mujore në asete të likuidueshme, si një lloj mbrojtjeje nga ngjarjet e padëshirueshme.

  1. Vendosni qëllimet e investimit tuaj.

Investitorët e suksesshëm vendosin qëllime për të cilat do të investojnë dhe bëjnë një plan preciz,  për secilin qëllim se sa do të investojnë në muaj dhe pastaj investojnë sipas këtij plani pa devijime. Bëhu një investitor i suksesshëm, bëj të njëjtën gjë. Shembull: dëshironi një udhëtim ekzotik, llogaritni të gjitha kostot,  që do të ndërlidheshin me atë udhëtim, pastaj përcaktoni kur doni të shkoni në atë udhëtim, sa kohë u nevojitet të kurseni dhe sa në muaj për të mbledhur paratë e nevojshme?

  1. Rregulli i gishtit tregues : Përdorni të paktën 20% të të ardhurave tuaja për të kursyer dhe investuar.

Pra,  këshilla jonë është që të filloni në mënyrë modeste, vendoseni  mënjanë 10% të pagës suaj për të kursyer dhe investuar. Për shembull, nëse fitoni 25,000 denarë, menjëherë pas hyrjes (pranimit të të ardhurave), investoni 2,500 denarë dhe 22,500 denarë, përcaktoni ato për shpenzim. Të veçosh 2,500 denarë në muaj do të nënkuptonte të veçosh vetëm 82 denarë në ditë për të ardhmen, sigurinë ose ëndrrat e tua.