Wabtec Korporata
Westinghouse Air Brake Technologies Corporation (Wabtec) është një kompani amerikane, që prodhon pajisje dhe shërbime të teknologjisë për industrinë globale të binarëve për ngarkesa dhe tranzit . Kompania operon nëpërmjet segmentit për ngarkesa dhe tranzit.
Segmenti i ngarkesave kryesisht prodhon dhe servison komponentë për vagonë dhe lokomotiva të reja dhe të përdorura, prodhon lokomotiva të reja, furnizon elektronikë për hekurudha, pajisje për kontrollin e trenave etj.
Segmenti tranzit prodhon dhe servison pjesë të automjeteve, zakonisht trenat rajonalë, trenat me shpejtësi të lartë, vagonet e metrosë, mjetet hekurudhore të lehta dhe autobusët, prodhon lokomotiva të reja për udhëtarëve, ngrohje, ventilim, pajisje kondicionimi dhe produkte të tjera.