Booking Holdings
Postuar ne 19.12.2020
Booking është një lider botëror në ofrimin e shërbimeve online të udhëtimit. Kompania ofron shërbime të rezervimit të dhomave të hotelit, bileta ajrore, makina me qira, lundrime, restorante dhe paketa të tjera pushimesh.
Booking administron një numër faqesh të mirënjohura për rezervime, përfshirë Booking.com, Priceline.com, Agoda, OpenTable dhe Rentalars.com.
Kompania operon në më shumë se 40 gjuhë në të gjithë Evropën, Amerikën Veriore dhe Jugore, rajoni Azi-Paqësor, Lindja e Mesme dhe Afrika. Misioni i kompanisë është të lehtësojë udhëtimet nëpër botë.