BP PLC
Postuar ne 20.12.2020
BP PLC është një kompani Britanike e naftës dhe petrokimisë me seli në Londër.
Kompania eksploron dhe prodhon naftë dhe gaz natyror, rafinon, shet dhe shpërndan produkte të naftës, gjeneron energji diellore, prodhon dhe shet kimikate. Kimikatet përfshijnë acid tereftalik, acid acetik, etilen dhe polietilen.
BP PLC është një nga kompanitë më të mëdha në industrinë e saj, që nga viti 2018 është e gjashta më e madhja në botë për nga vlera e tregut. Kompania ishte e njohur si British Petroleum dhe rrënjët e saj datojnë që nga Kompania Anglo-Persian Oil, e cila u themelua më vitin 1909.