Deutsche Börse
Postuar ne 20.12.2020
Deutsche Boerse AG është një kompani e shkëmbimit financiar me qendër në Frankfurt, Gjermani, ose thënë thjesht, është një treg, dhe një nga më të mëdhenjtë në botë.
Kompania kryesisht gjeneron të ardhura përmes Eurex dhe Clearstream. Eurex mundëson tregtimin dhe pastrimin e derivateve. Clearstream ofron shërbime për ruajtjen dhe shlyerjen e letrave me vlerë vendore dhe ndërkombëtare. Segmente të tjera të Deutsche Boerse janë Xetra, e cila gjeneron të ardhura përmes tregtisë, STOXX, biznes indeksi dhe disa të tjerë.