Postuar ne 20.12.2020

E themeluar në vitin 1841, Sberbank është banka më e madhe në Rusi, Evropën Qendrore dhe Lindore dhe një nga institucionet kryesore financiare në botë. Rrjeti Kombëtar i saj përbëhet nga 11 bankat rajonale me 14,200 degë në 83 rajone të Rusisë. Me 278,000 të punësuar, është një nga 5 punëdhënësit më të mirë në Rusi.

Aktivitetet e bankës janë të organizuara në tre segmente kryesore: Korporata bankare, bankat personale dhe investimet bankare. Sberbank është e pranishme në 18 vende të botës.