Siemens Energy
Siemens Energy AG është një nga kompanitë kryesore në botë në teknologjinë e energjetikës. Me portofolin e saj të produkteve, zgjidhjeve dhe shërbimeve, Siemens Energy mbulon pothuajse të gjithë zinxhirin e energjisë – nga prodhimi dhe transmetimi, te magazinimi(ruajtja).
Kompania prodhon teknologji për energji konvencionale dhe të rinovueshme, të tilla si turbina me avull dhe gaz, termocentrale hibride me të cilat punojnë me hidrogjen dhe gjeneratorë e transformatorë të energjisë. Siemens Energy zotëron shumicën e aksioneve në Siemens Gamesa Renewable Energy, duke e bërë atë një lider në tregun global në energjinë e rinovueshme.
Përafërsisht një e gjashta e energjisë elektrike totale e prodhuar në botë bazohet në teknologjinë nga Siemens Energy. Kompania ka të punësuar 91,000 njerëz, në më shumë se 90 vende të botës.