WVP Ethics Aksione

WVP Ethics Aksione është një fond për investitorë që duan rritjen e kapitalit – por brenda vlerave të qarta. Në një botë ku fitimi është prioritet, ky fond investon ekskluzivisht në korporata të mëdha dhe të qëndrueshme nga tregje të zhvilluara, me parametra financiarë të qartë dhe potencial afatgjatë rritjeje.

Mësoni më shumë!
118.8524 MKD 21.05.2026
6 / 7
10+ vite
Aksione

Si funksionon fondi WVP Ethics Aksione?

Në vend të një ekspozimi të gjerë dhe të pakontrolluar, portofoli ndërtohet në mënyrë selektive, me kritere strikte për cilësinë, strukturën e borxhit dhe qëndrueshmërinë. Rezultati është një strategji që pranon rrezikun në këmbim të potencialit për kthim më të lartë.

Në procesin e administrimit të mjeteve, Shoqëria zbaton përvojën shumëvjeçare të Grupacionit WVP, veçanërisht politikën investuese të fondit të mbyllur investues WVP Invest nga Austria.

Qëllimi i investimit do të arrihet përmes administrimit profesional të mjeteve të fondit, përkatësisht krijimit të një portofoli letrash me vlerë në tregjet më të zhvilluara dhe më të rregulluara në botë. Në fokusin e politikës së investimit të fondit do të jenë kompanitë e mëdha – „Large Caps”, të cilat janë lidere në industritë e tyre dhe kanë një histori të vazhdueshme dhe në rritje të shpërndarjes së dividentëve për investitorët.

Në procesin e investimit, vëmendje e veçantë i kushtohet minimizimit të rreziqeve që mund të paraqiten në këtë lloj investimi. Fondi investon ekskluzivisht në kompani me kapitalizim tregu mbi 2 miliardë euro nga vendet e zhvilluara, duke përzgjedhur kompani me fundamente solide në përputhje me parimet etike të sheriatit dhe duke i mbajtur ato për periudha afatgjata, në pritje që të japin rritje të fitimit nga veprimtaria.

Procesi i ndërtimit të portofolit fillon me përjashtimin e sektorëve dhe aktiviteteve që nuk janë në përputhje me parimet e sheriatit; në përzgjedhjen e kompanive përjashtohen ato me më shumë se 5% të të ardhurave totale nga:

  • Alkooli
  • Produkte nga mishi i derrit
  • Duhani
  • Bixhozi
  • Pornografia
  • Shërbimet financiare konvencionale
  • Sigurimet konvencionale
  • Tregtimi i arit dhe argjendit me afat të shtyrë në bazë cash

Shoqëria kujdeset që asnjë kompani e përfshirë në portofolin të mos ketë raport borxh/kapitalizim tregu mbi 33% dhe të mos zotërojë para likuide ose instrumente financiare afatshkurtra që tejkalojnë 33% të kapitalizimit të tregut të saj. Ky kriter strikt financiar siguron përputhshmëri me ligjet e sheriatit në lidhje me interesin dhe borxhin.

WVP ETHICS AKSIONE është fond i hapur investues, i themeluar me miratim të Komisionit të Letrave me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Vendim numër UP1 08-52 të datës 22.07.2024.

Për kë është i destinuar?

Ky është fond i destinuar për një tip të veçantë investitorësh, atyre që dinë në çfarë investojnë. Është ideal për:

  • investitorë me të ardhura të qëndrueshme,
  • investitorë me horizont investimi mbi 10 vjet,
  • persona të rinj,
  • investitorë të gatshëm të marrin përsipër nivel të lartë rreziku.

Për të bërë investitor në fondin WVP Ethics Aksione, ju duhet të:

  1. Plotësoni kërkesën për blerjen e pjesëve në WVP Ethics Aksione.
  2. Pasi të marrim dokumentacionin e plotësuar nga ana juaj, ju dërgojmë udhëzimet për pagesën e mjeteve në Fond. Pagesa e mjeteve mund të bëhet vetëm përmes bankës;
  3. Ditën e parë të punës pasi të marrim mjetet tuaja të investuara, WVP Fond Menaxhment SHA Shkup ju lëshon „Konfirmim për blerjen e pjesëve” dhe do t’jua dërgojë në adresën e e-mail-it të dhënë në Formularin e Pranimit.
  4. Për shlyerjen e një pjese ose të gjitha pjesëve nga fondi, ju mjafton të na dërgoni të plotësuar kërkesën për shlyerje të pjesëve.

Dokumente

Rreziku i WVP Ethics Aksione

Strategjia sipas së cilës ndërtohet portofoli i Fondit WVP ETHICS AKSIONE përmban nivel të lartë rreziku, më të lartë se rreziku karakteristik për fondet monetare apo për fondet që investojnë vetëm në letra me vlerë borxhi (obligacione), por në të njëjtën kohë më të ulët se rreziku i fondeve që investojnë vetëm në aksione të kompanive të vogla dhe të mesme apo nga vendet në zhvillim. Llogaritja e kategorisë së rrezikut do të bazohet në lëvizjen historike të çmimit të pjesëve dhe vlerës neto të aseteve të Fondit kur të ketë mostër të mjaftueshme për llogaritjen e tyre.

Llojet e rrezikut Lexo më shumë
Lloji i rrezikut Niveli i ndikimit
WVP Ethics Aksione
I tregut (Ndryshim i:)
çmimeve të letrave me vlerë
normave të interesit
kurseve të këmbimit
rreziku i likuiditetit
Rreziku kreditor
Rreziku politik
Ndryshim i rregullave tatimore
Rreziku nga pala tjetër kontraktuese
Rreziku operacional
Rreziku lidhur me ruajtjen e aseteve të fondit

Rreziku i tregut – Varet nga lëvizja e çmimeve të tregut të letrave me vlerë që janë pjesë e portofolit të Fondit.

Rreziku kreditor – Probabiliteti që emetuesi i një letre me vlerë të caktuar të mos jetë në gjendje, plotësisht ose pjesërisht, të përmbushë detyrimet e tij në momentin kur ato bëhen të kërkueshme.

Rreziku i normave të interesit – Ndryshimi i normave të interesit mund të ndikojë pozitivisht ose negativisht në vlerën e aseteve të Fondit, pasi pjesa më e madhe e mjeteve do të investohet në letra me vlerë borxhi dhe në depozita të bankave të autorizuara në RMV.

Rreziku valutor – paraqitet me ndryshimin e çmimit të një valute kundrejt një tjetre.

Rreziku i likuiditetit – Probabiliteti që Fondi në një moment të caktuar të ketë vështirësi në sigurimin e mjeteve për të shlyer detyrimet që lidhen me tërheqjen e pjesëve nga Fondi, si rezultat i pamundësisë për të shitur shpejt asetet financiare me çmim afërsisht të barabartë me vlerën e tyre reale, kryesisht për shkak të kërkesës aktualisht të pafavorshme në treg.

Rreziku politik – Probabiliteti i krizave të mundshme politike në vendet ku Fondi ka investuar sipas këtij Prospekti mund të çojë në ndryshim të vlerës së aseteve të Fondit.

Rreziku i ndryshimit të rregullave tatimore – Probabiliteti që autoriteti legjislativ, në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose jashtë saj, të ndryshojë rregullat tatimore në mënyrë që do të ndikonte negativisht në kthimin e Fondit.

Rreziku operacional – përmbledh të gjitha pasiguritë që janë pjesë e veprimtarisë së përditshme të Shoqërisë. Ato mund të vijnë nga lëshime në proceset e brendshme, gabime njerëzore, informatike, ligjore dhe sistemore.

Pyetjet më të shpeshta

Pse fondi WVP Ethics Aksione quhet kështu?

Fondi investon në kompani që plotësojnë kriteret e veprimtarisë etike dhe të qëndrueshme në përputhje me parimet e sheriatit për investime. Kjo përfshin faktorë si mosinvestimi në kompani që merren me alkool, armë, duhan, bixhoz, pornografi dhe të tjera. Qëllimi është të arrihet kthim, por me një qasje të përgjegjshme ndaj investimeve.

A është më i ulët kthimi në WVP Ethics Aksione për shkak të kufizimeve?

Jo domosdoshmërisht. Edhe pse zgjedhja e kompanive është e kufizuar sipas kritereve të mësipërme, shumë prej kompanive ku investohet janë të qëndrueshme dhe të mirëadministruara.

Për kë është i destinuar fondi WVP Ethics Aksione?

Ky fond është i përshtatshëm për investitorë që duan që investimet e tyre të kenë ndikim pozitiv dhe të sjellin ndryshim në botë, pa hequr dorë nga kthimi potencial i investimit. Më shpesh e zgjedhin personat që duan t’i kombinojnë qëllimet financiare me vlerat personale në të cilat besojnë.

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.