| Lloji i rrezikut |
Niveli i ndikimit |
|
WVP Dividend Aksione |
| I tregut (Ndryshim i:) |
|
| çmimeve të letrave me vlerë |
i lartë |
| normave të interesit |
i ulët |
| kurseve të këmbimit |
i mesëm |
| rreziku i likuiditetit |
i ulët |
| Rreziku kreditor |
i ulët |
| Rreziku politik |
i ulët |
| Ndryshim i rregullave tatimore |
i ulët |
| Rreziku nga pala tjetër kontraktuese |
i ulët |
| Rreziku operacional |
i mesëm |
| Rreziku lidhur me ruajtjen e aseteve të fondit |
i ulët |
Rreziku i tregut – Varet nga lëvizja e çmimeve të tregut të letrave me vlerë që janë pjesë e portofolit të Fondit.
Rreziku kreditor – Probabiliteti që emetuesi i një letre me vlerë të caktuar të mos jetë në gjendje, plotësisht ose pjesërisht, të përmbushë detyrimet e tij në momentin kur ato bëhen të kërkueshme.
Rreziku i normave të interesit – Ndryshimi i normave të interesit mund të ndikojë pozitivisht ose negativisht në vlerën e aseteve të Fondit, pasi pjesa më e madhe e mjeteve do të investohet në letra me vlerë borxhi dhe në depozita të bankave të autorizuara në RMV.
Rreziku valutor – paraqitet me ndryshimin e çmimit të një valute kundrejt një tjetre.
Rreziku i likuiditetit – Probabiliteti që Fondi në një moment të caktuar të ketë vështirësi në sigurimin e mjeteve për të shlyer detyrimet që lidhen me tërheqjen e pjesëve nga Fondi, si rezultat i pamundësisë për të shitur shpejt asetet financiare me çmim afërsisht të barabartë me vlerën e tyre reale, kryesisht për shkak të kërkesës aktualisht të pafavorshme në treg.
Rreziku politik – Probabiliteti i krizave të mundshme politike në vendet ku Fondi ka investuar sipas këtij Prospekti mund të çojë në ndryshim të vlerës së aseteve të Fondit.
Rreziku i ndryshimit të rregullave tatimore – Probabiliteti që autoriteti legjislativ, në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose jashtë saj, të ndryshojë rregullat tatimore në mënyrë që do të ndikonte negativisht në kthimin e Fondit.
Rreziku operacional – përmbledh të gjitha pasiguritë që janë pjesë e veprimtarisë së përditshme të Shoqërisë. Ato mund të vijnë nga lëshime në proceset e brendshme, gabime njerëzore, informatike, ligjore dhe sistemore.