WVP BOND

WVP Bond është një fond që ndërthur stabilitet dhe potencial rritjeje përmes obligacioneve të zgjedhura me kujdes (instrumente borxhi) nga tregjet në zhvillim. Me fokus në rrezik të moderuar dhe shpërndarje të disiplinuar të mjeteve, fondi ka potencial të arrijë kthime që mund të jenë më të larta në krahasim me depozitat tradicionale…

Administrimi profesional, diversifikimi gjeografik dhe riinvestimi automatik krijojnë një strukturë që punon vazhdimisht në favorin tuaj.

Mësoni më shumë!
132.7374 MKD 21.05.2026
3 / 7
1-10 vjet
Obligacione

Për kë është i destinuar ky fond?

Sipas strategjisë së investimit, fondi është para së gjithash i destinuar për investitorë që nuk dëshirojnë t’i ekspozojnë mjetet e tyre ndaj rrezikut të lartë dhe që në afat të mesëm dëshirojnë të arrijnë një kthim atraktiv mbi mjetet e tyre.

Për të realizuar qëllimin e investimit, Shoqëria investon mjetet e aseteve të Fondit kryesisht në letra me vlerë borxhi të transferueshme (afatshkurtra dhe afatgjata), instrumente të tregut të parave, si dhe në depozita, përkatësisht në instrumente me të njëjtën ose të ngjashme strategji investimi.

Të paktën 60% e aseteve të fondit do të investohen në obligacione të emetuesve që kanë selinë në vende me tregje në zhvillim, me ose pa rating të rekomanduar investues. Pjesa tjetër e aseteve të fondit mund të investohet në obligacione të emetuesve që nuk e kanë selinë në vende me tregje në zhvillim, në depozita dhe para në llogari në banka të autorizuara në RMV, si dhe në fonde investuese me strategji të njëjtë ose të ngjashme.

Pse të investoni në WVP BOND?

6

+ Milionë euro mjete të investuara

1000

+ Klientë investitorë

40

+ Vite know-how austriak

* Të dhënat janë nga 31.03.2026

WVP BOND është një fond i hapur investues, i themeluar me miratim të Komisionit të Letrave me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Vendim numër UP 1 08-80 të datës 16.12.2016.

Motivet kryesore për investitorët në fond janë:

  • Mundësia për ekspozim të mjeteve të investitorëve në instrumente financiare jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut – shpërndarje gjeografike;
  • Kthim atraktiv krahasuar me depozitat me klauzolë valutore në bankat e RMV-së;
  • Diversifikim i portofolit në disa instrumente financiare me rrezik të moderuar;
  • Likuiditet i mjeteve;
  • Administrimi profesional i mjeteve të fondit;
  • Riinvestimi automatik i fitimit;
  • Mundësia për të ndjekur (përmes web aplikacionit) dhe për të pasur qasje në mjetet e investuara në çdo moment.

 

Ky fond është ideal për:

  • investitorë që preferojnë rrezik më të ulët se WVP Premium Aksione
  • investitorë që synojnë t’i përdorin mjetet për të arritur qëllimet e tyre në një afat më të shkurtër se 10 vjet, por më të gjatë se 1 vit.
  • investitorë më të moshuar dhe më konservatorë.

 

Raporte financiare dhe të auditimit për WVP Bond f.h.i.

Për të bërë investitor në fondin WVP Bond, ju duhet të:

  1. Plotësoni kërkesën për blerjen e pjesëve në WVP Bond.
  2. Pasi të marrim dokumentacionin e plotësuar nga ana juaj, ju dërgojmë udhëzimet për pagesën e mjeteve në Fond. Pagesa e mjeteve mund të bëhet vetëm përmes bankës;
  3. Ditën e parë të punës pasi të marrim mjetet tuaja të investuara, WVP Fond Menaxhment SHA Shkup ju lëshon „Konfirmim për blerjen e pjesëve” dhe do t’jua dërgojë në adresën e e-mail-it të dhënë në Formularin e Pranimit.
  4. Për shlyerjen e një pjese ose të gjitha pjesëve nga fondi, ju mjafton të na dërgoni të plotësuar kërkesën për shlyerje të pjesëve.

Dokumente

Rreziku i WVP Bond

Politika e investimit sipas së cilës ndërtohet portofoli i Fondit WVP Bond përmban nivel të moderuar rreziku, më të lartë se rreziku karakteristik për fondet monetare, por në të njëjtën kohë më të ulët se rreziku i fondeve që investojnë në aksione.

Llojet e rrezikut Lexo më shumë
Lloji i rrezikut Niveli i ndikimit
WVP Bond
I tregut (Ndryshim i:)
çmimeve të letrave me vlerë i lartë
normave të interesit i lartë
kurseve të këmbimit i mesëm
rreziku i likuiditetit i ulët
Rreziku kreditor i mesëm
Rreziku politik i ulët
Ndryshim i rregullave tatimore i ulët
Rreziku nga pala tjetër kontraktuese i ulët
Rreziku operacional i mesëm
Rreziku lidhur me ruajtjen e aseteve të fondit i ulët

 

Si pjesë e procedurës për identifikimin e rreziqeve, në përputhje me politikën e investimit dhe strukturën e planifikuar të investimit të fondeve, të përcaktuar në Prospektin e fondit investues, Shoqëria identifikon rreziqet e mëposhtme të investimit:

Rreziku i tregut – Varet nga lëvizja e çmimeve të tregut të letrave me vlerë që janë pjesë e portofolit të Fondit.

Rreziku kreditor – Probabiliteti që emetuesi i një letre me vlerë të caktuar të mos jetë në gjendje, plotësisht ose pjesërisht, të përmbushë detyrimet e tij në momentin kur ato bëhen të kërkueshme.

Rreziku i normave të interesit – Ndryshimi i normave të interesit mund të ndikojë pozitivisht ose negativisht në vlerën e aseteve të Fondit, pasi pjesa më e madhe e mjeteve do të investohet në letra me vlerë borxhi dhe në depozita të bankave të autorizuara në RMV.

Rreziku valutor – paraqitet me ndryshimin e çmimit të një valute kundrejt një tjetre.

Rreziku i likuiditetit – Probabiliteti që Fondi në një moment të caktuar të ketë vështirësi në sigurimin e mjeteve për të shlyer detyrimet që lidhen me tërheqjen e pjesëve nga Fondi, si rezultat i pamundësisë për të shitur shpejt asetet financiare me çmim afërsisht të barabartë me vlerën e tyre reale, kryesisht për shkak të kërkesës aktualisht të pafavorshme në treg.

Rreziku politik – Probabiliteti i krizave të mundshme politike në vendet ku Fondi ka investuar sipas këtij Prospekti mund të çojë në ndryshim të vlerës së aseteve të Fondit.

Rreziku i ndryshimit të rregullave tatimore – Probabiliteti që autoriteti legjislativ, në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose jashtë saj, të ndryshojë rregullat tatimore në mënyrë që do të ndikonte negativisht në kthimin e Fondit.

Rreziku operacional – përmbledh të gjitha pasiguritë që janë pjesë e veprimtarisë së përditshme të Shoqërisë. Ato mund të vijnë nga lëshime në proceset e brendshme, gabime njerëzore, informatike, ligjore dhe sistemore.

Pyetjet më të shpeshta

Çfarë do të thotë kur WVP Bond investon në obligacione?

Fondi investon në instrumente borxhi të emetuara nga shtetet ose kompanitë. Këto instrumente paguajnë interes, që përfaqëson burimin e të ardhurave. Obligacionet në përgjithësi janë më pak të paqëndrueshme se aksionet, çka kontribuon në më shumë stabilitet të fondit.

A është fondi WVP Bond më i sigurt se fondi aksionar?

Në parim, po. Fondet e obligacioneve kanë nivel më të ulët rreziku dhe luhatje më të vogla çmimi krahasuar me fondet aksionare. Megjithatë, ato janë të ekspozuara ndaj rreziqeve si ndryshimi i normave të interesit dhe rreziku kreditor, prandaj nuk janë plotësisht pa rrezik.

Çfarë kthimi mund të pritet nga WVP Bond?

Kthimi është i moderuar dhe zakonisht më i ulët se ai i fondeve aksionare, por gjithashtu më i qëndrueshëm. Varet nga struktura e portofolit, normat e interesit dhe cilësia e emetuesve. Ky lloj fondi është i përshtatshëm për investitorë që kërkojnë një ekuilibër midis rrezikut dhe kthimit.

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.