WVP KESH DEPOZIT

WVP Kesh Depozit është një zgjidhje ideale për mjetet që nuk dëshironi t’i lini të papërdorura, por as t’i ekspozoni ndaj rrezikut të lartë. Në vend që paratë likuide të rrinë në llogarinë transaksionuese me normë minimale interesi, ato shpërndahen profesionalisht në banka të zgjedhura me kujdes në Maqedoninë e Veriut, në depozita me norma të kontraktuara atraktive, si dhe në obligacione shtetërore dhe instrumente të tjera financiare.

Fondi është i strukturuar për të mundësuar stabilitet, llogaritje ditore të kthimit dhe qasje të shpejtë në mjete. Kjo e bën atë një alternativë praktike ndaj depozitës afatshkurtër – me më shumë fleksibilitet dhe efikasitet më të mirë në administrimin e mjeteve në kesh.

Mësoni më shumë!
124.1366 MKD 21.05.2026
1 / 7
Afat shkurtër
Monetar

Pse të investoni në fondin WVP KESH DEPOZIT?

23

+ Милиони евра инвестирани средства

2900

+ Клиенти инвеститори

40

+ Години Австриски Know-How

* Të dhënat janë nga 31.03.2026

Motivet kryesore për investitorët në Fond janë:

  • Kthim atraktiv krahasuar me interesin a vista në bankat e RMV-së.
  • Alternativë e shkëlqyer ndaj depozitave afatshkurtra në bankat e RMV-së.
  • Diversifikim i portofolit në disa instrumente të sigurta financiare;
  • Mjetet paguhen në llogarinë tuaj transaksionuese një ditë pune pas paraqitjes së kërkesës për shlyerje, pa asnjë provizion për tërheqjen e tyre.
  • Llogaritje e kthimit në bazë ditore;
  • Ndjekje transparente (përmes web aplikacionit) dhe qasje në mjetet e investuara në çdo moment.

Për kë është i destinuar ky fond?

WVP KESH DEPOZIT është fond i hapur investues, i themeluar me miratim të Komisionit të Letrave me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Vendim numër UP 1 08-95 të datës 18.11.2014.

Si investitorë në Fondin mund të paraqiten të gjitha personat juridikë dhe fizikë vendas dhe të huaj, si dhe institucionet financiare, që synojnë të administrojnë likuiditetin e tyre afatshkurtër ose afatmesëm.

Sipas strategjisë së investimit, Fondi është para së gjithash i destinuar për investitorë që nuk dëshirojnë t’i ekspozojnë mjetet e tyre ndaj rrezikut të lartë, luhatjeve të çmimeve, dhe që dëshirojnë të arrijnë një kthim atraktiv mbi mjetet e tyre në afate relativisht të shkurtra.

Fondi është ideal për:

  • investitorë konservatorë që preferojnë që mjetet të jenë kryesisht të vendosura në banka, pasi pjesa më e madhe e aseteve të këtij fondi janë në depozita në bankat vendase.
  • persona juridikë që dëshirojnë të arrijnë një kthim më të lartë sesa interesi i llogarisë transaksionuese për mjetet likuide që u nevojiten për një periudhë të shkurtër.
  • të gjithë personat fizikë, duke pasur parasysh që çdo person fillimisht ka nevojë për mjete likuide dhe të qëndrueshme.

 

Raporte financiare dhe të auditimit për WVP Kesh Depozit f.h.i.

Për të bërë investitor në fondin WVP Kesh Depozit, ju duhet të:

  1. Plotësoni kërkesën për blerjen e pjesëve në WVP Kesh Depozit.
  2. Pasi të marrim dokumentacionin e plotësuar nga ana juaj, ju dërgojmë udhëzimet për pagesën e mjeteve në Fond. Pagesa e mjeteve mund të bëhet vetëm përmes bankës;
  3. Ditën e parë të punës pasi të marrim mjetet tuaja të investuara, WVP Fond Menaxhment SHA Shkup ju lëshon „Konfirmim për blerjen e pjesëve” dhe do t’jua dërgojë në adresën e e-mail-it të dhënë në Formularin e Pranimit. Ky konfirmim është dëshmi për pronësinë e pjesëve tuaja në fondin WVP Kesh Depozit;
  4. Të njëjtën ditë merrni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin me udhëzime për aktivizimin e profilit tuaj personal të investitorit. Kjo është mundësia më moderne dhe unike që investitorët e WVP Fond Menaxhment, në çdo kohë përmes internetit, të ndjekin gjendjen e pjesëve dhe të kenë pasqyrë mbi të gjitha transaksionet e kryera në WVP Fond Menaxhment.
  5. Për shlyerjen e një pjese ose të gjitha pjesëve nga fondi, ju mjafton të na dërgoni të plotësuar kërkesën për shlyerje të pjesëve, të cilën mund ta shkarkoni nga faqja jonë e internetit ose ta kërkoni nga agjenti juaj personal.

Dokumente

Rreziku i WVP Kesh Depozit

Politika e investimit sipas së cilës ndërtohet portofoli i fondit investues WVP Kesh Depozit përmban nivel të ulët rreziku, karakteristik për fondet monetare. Llogaritja e kategorisë së rrezikut bazohet në lëvizjen historike të çmimit të pjesëve dhe vlerës neto të aseteve të fondit që nga themelimi.

Llojet e rrezikut Lexo më shumë
Lloji i rrezikut Niveli i ndikimit
WVP Kesh Depozit
I tregut (Ndryshim i:)
çmimeve të letrave me vlerë i mesëm
normave të interesit i mesëm
kurseve të këmbimit i ulët
rreziku i likuiditetit i ulët
Rreziku kreditor i ulët
Rreziku politik i ulët
Ndryshim i rregullave tatimore i ulët
Rreziku nga pala tjetër kontraktuese i ulët
Rreziku operacional i mesëm
Rreziku lidhur me ruajtjen e aseteve të fondit i ulët

Rreziku i tregut – Varet nga lëvizja e çmimeve të tregut të letrave me vlerë që janë pjesë e portofolit të Fondit.

Rreziku kreditor – Probabiliteti që emetuesi i një letre me vlerë të caktuar të mos jetë në gjendje, plotësisht ose pjesërisht, të përmbushë detyrimet e tij në momentin kur ato bëhen të kërkueshme.

Rreziku i normave të interesit – Ndryshimi i normave të interesit mund të ndikojë pozitivisht ose negativisht në vlerën e aseteve të Fondit, pasi pjesa më e madhe e mjeteve do të investohet në letra me vlerë borxhi dhe në depozita të bankave të autorizuara në RMV.

Rreziku valutor – paraqitet me ndryshimin e çmimit të një valute kundrejt një tjetre.

Rreziku i likuiditetit – Probabiliteti që Fondi në një moment të caktuar të ketë vështirësi në sigurimin e mjeteve për të shlyer detyrimet që lidhen me tërheqjen e pjesëve nga Fondi, si rezultat i pamundësisë për të shitur shpejt asetet financiare me çmim afërsisht të barabartë me vlerën e tyre reale, kryesisht për shkak të kërkesës aktualisht të pafavorshme në treg.

Rreziku politik – Probabiliteti i krizave të mundshme politike në vendet ku Fondi ka investuar sipas këtij Prospekti mund të çojë në ndryshim të vlerës së aseteve të Fondit.

Rreziku i ndryshimit të rregullave tatimore – Probabiliteti që autoriteti legjislativ, në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose jashtë saj, të ndryshojë rregullat tatimore në mënyrë që do të ndikonte negativisht në kthimin e Fondit.

Rreziku operacional – përmbledh të gjitha pasiguritë që janë pjesë e veprimtarisë së përditshme të Shoqërisë. Ato mund të vijnë nga lëshime në proceset e brendshme, gabime njerëzore, informatike, ligjore dhe sistemore.

Pyetjet më të shpeshta

A është fondi WVP Kesh Depozit i ngjashëm me një depozitë bankare?

Ka një funksion të ngjashëm, por nuk është identik me një depozitë bankare. Fondi investon në instrumente me rrezik të ulët si letra me vlerë afatshkurtra. Ofron më shumë fleksibilitet dhe potencialisht një kthim relativisht më të lartë krahasuar me depozitat tradicionale.

A ka rrezik në fondin WVP Kesh Depozit?

Rreziku është i ulët. Fonde të tilla janë projektuar të sigurojnë stabilitet dhe ruajtje të kapitalit, çka i bën të përshtatshme për investitorë konservatorë.

Kur është më e mençur të përdoret fondi WVP Kesh Depozit?

Ky fond është i përshtatshëm kur dëshironi t’i ruani mjetet me rrezik minimal ose si pjesë e një portofoli të diversifikuar. Përdoret shpesh për qëllime afatshkurtra, likuiditet ose si pozicion kalimtar para shpërndarjes në investime më të rrezikshme.

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.